Njerëzit që bojkotojnë alkoolin, rrezikojnë të çmenden

Njerëzit që bojkotojnë alkoolin, rrezikojnë të çmenden

Sipas një studimi të bërë nga British Medical Journal, shkalla më e lartë e dëmtimit të trurit paraqitet më shumë tek ata të cilët nuk pinë asnjë lloj alkooli, gjatë studimeve që iu janë bërë.

Studimi më i ri ka treguar se, personat në moshë të mesme, që nuk pinë pije alkoolike, kanë rrezik më të madh të preken nga demenca, se sa ata që pinë një masë të konsiderueshme të këtyre pijeve.

Demenca, është  një çrregullim kronik ose i vazhdueshëm i proceseve mendore të shkaktuara nga sëmundja e trurit ose dëmtimi i tij. Duke u manifestuar nga çrregullimet e kujtesës dhe ndryshimet e personalitetit., transmeton rtv21.tv.

Studiuesit zbuluan se abstinenca u shoqërua me një rritje prej 45 për qind në shanset për të u prekur nga demenca nga mosha e hershme, krahasuar me ata që pinin brenda kufijve të rekomanduar – deri në një shishe dhe gjysmë shishe verë, në javë.

“Ne tregojmë se edhe abstinenca afatgjatë e alkoolit dhe konsumimi i tepruar i alkoolit mund të rrisin rrezikun e çmendurisë”, thonë autorët e studimit, në British Medical Journal.

“Duke pasur parasysh numrin e njerëzve që jetojnë me çmenduri, ky numër pritet të trefishohet deri në vitin 2050 dhe parandalimi i një këtij numri është gjetja e një kure”, theksuan ata.

Megjithatë autorët thanë se do të ishte pothuajse e pamundur të gjenin një shkak definitiv, ku pjesëmarrësit vendosin për të lënë të pijen ose vendosin të pinë më shumë.

Nga 9,087 pjesëmarrës, të cilët morën pjesë në një studim britanik gjatë viteve 1985 dhe 1993 dhe u vëzhguan mesatarisht për 23 vjet, u regjistruan 397 raste të demencës.

Studimi zbuloi se bojkotuesit afatgjatë ishin në rrezik më të madh të demencës (67 për qind), krahasuar me ata që kishin abstenuar gjatë periudhë e jetës (45 për qind) dhe atyre që ulnin (50 për qind).

Mirëpo, autorët thonë se nuk do të nxisnin asnjërën palë që të fillonin të pinin ose të e linin pijen.

“Hulumtimi i ardhshëm do të duhet të shqyrtojë zakonet e pijes gjatë gjithë jetës, dhe kjo do të ndihmojë për të hedhur më shumë  në dritë marrëdhëniet midis alkoolit dhe çmendurisë”, thonë studeiuesit nga British Medical Journal. /21Media