Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Shkrimtari, publicisti, dhe anëtari i Akademise së Shkencave te Shqipërisë, Dritëro Agolli ka lindur në Menkulas të Devollit.

Agolli mësimet e para i mori ne vendlindje, kurse, të mesmen në Gjirokaster.

Shkrimtari ka vdekur më 3 shkurt të vitit 2017 në Tiranë. /21Media

Mos ma kujto

E shkuara ka çaste dhe orç të hidhura, mos ma kujto
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto.

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të share e të grirë, mos ma kujto.

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto.

Për shembull pësova diku një disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte më ditë e me natë, mos ma kujto.

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto.

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shturur, të renë e të thyer, mos ma kujto.

Për shembull në shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nën lekurë, mos ma kujto.

E shkuara ka orë dhe caste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto.