Sipas Isufajt dhe Havollit nuk do të ketë arsye për bojkotim në përfaqësim zyrtar

Sipas Isufajt dhe Havollit nuk do të ketë arsye për bojkotim në përfaqësim zyrtar

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj gjatë takimit kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga Procesverbali i Policisë.

Pas takimit të mbajtur sot, siç njoftohet në komunikatë, Isufaj dhe Havolli kanë ardhur në përfundim se mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare ka qenë një keqkuptim nga dy institucionet, kjo tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ketë arsye për bojkotim të tyre në përfaqësim zyrtar.

”Këshill Prokurorial i Kosovës është i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, bëhet e ditur në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës./21Media