Ndoshta u ka ndodhë që të pini ujë në këmbë dhe keni marrë kritika

Ndoshta u ka ndodhë që të pini ujë në këmbë dhe keni marrë kritika

Shumë herë nëse bëni ndonjë veprim, të tjerët ju kritikojnë “mos e bëni kështu, mos ashtu!” por asnjëherë nuk kanë ndonjë shpjegim. Edhe kur i pyet pse? Ata përgjigjen, “ashtu thonë”.

E vërteta është se nuk duhet të pihet uji në këmbë, e kjo është vërtetuar edhe shkencëtarisht.

Shkencëtarët thonë se pozita e lukthit te njerëzit ndryshon gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nuk është e njëjtë pozita që merr lukthi teksa njeriu është në këmbë dhe kur është ulur, shkruan rtv21.tv.

Prandaj, nëse një njeri pinë ujë në këmbë, atëherë uji shkon direkt në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Në anën tjetër, nëse uji pihet ulur, atëherë së pari ai grumbullohet në lukth përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione, gjithashtu ndihmon punën e lukthit./21Media