Kujdes me ushqimin e fëmijëve tuaj

Kujdes me ushqimin e fëmijëve tuaj

Ka shumë ushqime që ne konsumojmë çdo ditë, të cilat mendohet se janë në dukje të padëmshme për fëmijët, por studimet kanë treguar që ato mund të jenë potencialisht të rrezikshme për ta.

Cdo vit rreth 100 foshnje sëmuren në SH.B.A. me botulizëm foshnjor, një sëmundje e shkaktuar nga një baktere që gjendet në mjaltë. Ajo ndikon seriozisht në sistemin imunitar të fëmijëve që nuk janë ende mjaft të fortë.

Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nën moshën një vjeç nuk duhet të pinë kurrë lëng, ndërsa më të moshuarit mund të lejohen ta pinë atë, konsumi i tyre duhet të jetë i kufizuar.

Pijet e gazuara dhe sodat nuk lejohen për shkak të vajit të bromizuar të perimeve që ato përmbajnë, gjë që mund të çojë në toksicitet ndaj bromit dhe të ndikojë në sistemin nervor të fëmijëve, lëkurën dhe kujtesën.

Përndryshe, bëjuni fëmijëve tuaj një gotë qumshtë me fruta ushqyese si një pije të shëndetshme për ta.

Edhe pse jogurti i rregullt është e e shëndetshme në dietën e një fëmije, ndërsa jogurtët me fruta e pemë për fëmijë janë të dëmshme. Ngjyrat artificiale dhe sheqeri i përmbajtur në ato jogurte nuk janë aspak të dobishme. Shumë ngjyra ushqimore janë ndaluar, ndërsa të tjerët mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek fëmijët ose mund të shkaktojnë hiperaktivitet dhe lloje të tjera të sjelljes së pafavorshme.

Kokoshka në mikrovalë është një tjetër zgjedhje e famshme dhe e shpejtë aromatike për ushqimet e fëmijëve. Sidoqoftë qeset e përdorura në kokoshka me mikrovalë mund të lëshojnë kimikate të rrezikshme, ato lëshojnë komponime në proces që mund të jenë potencialisht të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe madje janë të lidhura me kancerin.

Kjo mund të tingëllojë befasuese, por mjalti, një ushqim përgjithësisht shumë i ushqyeshëm, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për të vegjëlit më të rinj se një vjeç – pa marrë parasysh a është i papërpunuar apo shumë i përpunuar. Një baktere toksike e përmbajtur në mjaltë mund të shkaktojë një sëmundje të quajtur botulizëm foshnjor që ndikon në sistemin imunitar të pazhvilluar të fëmijëve dhe mund të çojë në dobësim të muskujve dhe probleme të frymëmarrjes., shkruan rtv21.tv

Vetëm në Shtetet e Bashkuara 100 raste të botulizmit të foshnjave ndodhin çdo vit. Pas moshës 1 vjeç, fëmijët mund të hanë mjaltë dhe në të vërtetë është shumë e mirë për ta. Para kësaj moshe, frutat e copëtuara janë një mundësi e mirë si burim i vitaminave dhe ëmbëlsisë natyrore./21Media