Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të sjellë qëndrueshmërinë e motit në Shqipëri.

Për sot, moti do të jetë me diell në zonën bregdetare dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga reshje shiu të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 balle me lartësi vale 0.5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 18/31 gradë Celsius, në zonat e ulëta 19/37 gradë, dërsa në zonat bregdetare 21/33 gradë Celsius.