Mot me shi e temperatura të ulëta

Mot me shi e temperatura të ulëta

Masa ajri më të freskëta të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriperëndimore po afrohen drejt territorit të Shqipërisë duke ifluencuar mot me reshje shiu dhe rënie graduale të temperaturave.

Sot moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në pjesën më të madhe të territorit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten konstante.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 14 deri 27 gradë, në zonat e ulëta nga 15 deri në 32 gradë dhe në zonat bregdetare 19 deri në 29 gradë Celsius.