Mosdekretimi i Cakajt, vazhdojnë përplasjet Rama e Meta

Rama i kundërpërgjigjet Presidentit Meta

Pas deklaratës së Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, se ‘ nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion Presidentit të Republikës së Shqipërisë’, porosi kjo dërguar kryeministrit Edi Rama, është kundërpërgjigjur ky i fundit. Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se “Presidenti nuk di si të dalë nga gropa që i hapi vetes”. Ai madje thotë që të mos merret seriozisht Presidenti.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, u shpreh Rama.


Polemikat në mes Ramës e Metës janë duke vazhduar nga dita e djeshme, që kur Presidenti Meta refuzoi që të dekretojë Gent Cakaj ministër të Jashtëm të Shqipërisë.

Back to top button