Studimi thotë se kjo është mosha ideale

Studimi thotë se kjo është mosha ideale

Shumë studime dhe artikuj thonë se mosha më e mirë për të lindur fëmijë është në të 20-tat. Kjo për arsye se gjërat mund të komplikohen nëse bëheni nënë më vonë. Por, për ata njerëz që dëshirojnë që të bëhen prindër më vonë, ja një lajm i mirë. Një studim thotë se nëse keni fëmijë në të 30-tat, besohet se do të keni fëmijë më të mençur.

Shumica e studimeve shqyrtojnë rreziqet që transmetohen te nënat, por jo edhe përfitimet që kanë fëmijët nëse nënat janë më të moshuara. Por një studim në Britani të Madhe, ku morën pjesë rreth 18 mijë fëmijë, hetoi lidhjen mes moshës kur lindin nënat dhe zhvillimit të fëmijëve. Ky studim zbuloi se nënat që lindin fëmijë në moshën 30-39 vjeçare kanë më shumë shance të lindin fëmijë më të mençur, sesa nënat e moshës 20-29 vjeçare, transmeton rtv21.tv

Këta fëmijë po ashtu arrijnë më shumë pikë në testet kognitive në moshën 5-vjeçare, krahasuar me fëmijët e kësaj moshe, por që u lindën nga nënat e reja. Kjo është në një linjë me të gjeturat e një studimi të realizuar në Suedi, që njofton se nota mesatare që tregon se sa arrijnë njerëzit në përgjithësi në shkollë, studiohet te mosha 16-vjeçare. Del se nota mesatare është më e lartë për fëmijët që u lindën nga nënat e moshës 35-39 vjet dhe në vendin e dytë qëndrojnë fëmijët që u lindën nga nënat e moshës 30-34-vjeçe.

Dhe pyetja është pse ndikon kjo në inteligjencën e fëmijëve? Sipas shkollës ekonomike të Londrës, një nga studiueset, Alice Goisis, tha se nënat (në të 30-tat) që lindin për herë të parë, janë më të edukuara, kanë më shumë të ardhura dhe kanë lidhje stabile, kanë stil jetese më të shëndetshme dhe planifikojnë shtatzënitë./21Media