"Videoja tregon një ditë në jetën e tyre"

Videoja tregon një ditë në jetën e tyre”

Një gjysh modern ka shoqëruar mbesën e tij duke kërcyer nën ritmet e këngës “Old Town Road”.

Pamjet e Henry Bryant, 72 vjeç u bënë viral pasi u filmua duke shijuar hitin e Lil Nas X së bashku me mbesën e tij 6-vjecare, Ella.

Të dy jetojnë në Harrisburg, Pensilvani dhe kalojnë shumë kohë bashkë. Sipas nënës së Ellas, të dy pëlqejnë të kërcejnë shpesh bashkë.

“Videoja tregon një ditë në jetën e tyre. Ai dhe Ella janë shumë të afërt dhe ajo e adhuron gjyshin e saj”, tha Nicole Bryant.

Henry Bryant ka lindur në Gjerogji dhe adhuron të kalërojë, prandaj ka marrë nofkën “kaubojs”.

Kur Ella dëgjoi këngën “Old Town Road” në radio, ajo nxitoi që t’ja tregonte gjyshit dhe të kërcenin bashkë, raporton oranews.