Moska kërcënon Uashingtonin

Pas rrëzimit të një aeroplani të forcave ajrore të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se do të ndal bashkëpunimin mëe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të memorandumit për parandalimin e incidenteve dhe garantimin e sigurisë ajrore në Siri, shkruan rtv21.tv

Rusia vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit e mori pas rrëzimit të një aeroplani të forcave ajrore të Sirisë nga ana e forcave amerikane. Ministria ruse e Mbrojtjes kërkoi nga Uashingtoni që të nis hetime për këtë incident, duke këmbëngulur që rezultatet e hetimit të ndahen me Rusinë.

“Në rajonet e veprimtarisë luftarake të aviacionit rus në qiellin mbi Siri, çdo fluturake, përfshirë këtu edhe fluturaket pa pilot të koalicionit të kryesuar nga Amerika, të cilat i hasim në perëndim të lumit Eufrat, do të përcaktohet si caqe të sistemeve ruse të mbrojtjes kundër-ajrore”, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes. Pentagoni më herët njoftoi se kishte rrëzuar një aeroplan të forcave siriane, i cili po bombardonte pozicionet e kryengritësve.

Ishte kjo hera e parë që forcat amerikane rrëzuan një aeroplan të forcave ajrore të Sirisë./21Media

Back to top button