Dy të lënduar

Dy të lënduar

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë. Sipas policisë një përleshje fizike ka ndodhur mes disa familjarëve burra dhe gra.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy burra dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media