Bahtiri: ”Për teke LDK nuk bisedon me VV-ën”!.-Veliu: ”LDK nuk nënshtrohet”!

Bahtiri: ”Për teke LDK nuk bisedon me VV-ën”!.-Veliu: ”LDK nuk nënshtrohet”!

Duket se ka shenja mospajtimi në koalicionin LAA. AKR-ja fajëson LDK-në se për teke personale nuk po bisedon me “Vetëvendosjen” dhe, siç thonë, nuk do ta presin pafundësisht LDK-në.

Nga ana tjetër, në LDK pohojnë se po presin që koalicioni PAN ta bëjë hapin e vet e pastaj të shqyrtojnë hapat e mëtejshëm. Në LDK njëherësh i kundërpërgjigjen AKR-së se askush nuk mund t’i detyrojë të bisedojnë me këdo qoftë./21Media