Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Njohësi i çështjeve evropiane, Besnik Vasolli, ishte kundër trajtimit që i është bërë mërgatës tonë në këto zgjedhje.

Sipas tij ata nuk janë trajtuar si të barabartë në procesin e votimit, pasi ne si shtet nuk kemi bërë aq sa duhet për t’ua lehtësuar procesin e votimit, duke dështuar edhe më tutje në mos pranimin e votave që u vonuan, e që nuk është aspak faji i tyre.

Vasolli ka deklaruar se është skajshmërisht e padrejtë, dhe cenim i të drejtave të tyre që të mos merren parasysh votat e tyre për shkak të vonesës së postës.

Ai ka theksuar se deri në zgjedhjet e ardhshme duhet të gjindet një zgjedhje kreative për t’ua lehtësuar sa më shumë votimin diasporës tonë./21Media