Astronomët kanë zbuluar vrimën më të shpejtë të zezë në rritje ndonjëherë në kozmos

Astronomët kanë zbuluar vrimën më të shpejtë të zezë në rritje ndonjëherë në kozmos

Mostrumi me apetit, siç e quajnë, rritet aq shpejt sa që për dy ditë mund të “nxjerrë” masën ekuivalente me Diellin, shkruan CNN.

Studiuesit e Universitetit nacional të Australisë zbuluan për herë të parë këtë grumbull masiv të supermasivit, i njohur si kuazar, i cili duke iu falënderuar teleskopit SkyMapper është treguar si një objekt potencial interesant.

Ky është kuazari më i ndritshëm i parë ndonjëherë. Vrima e zezë, sipas astronomëve, është disa mijëra herë më e ndritshme nga galaktika jonë.

Vrimat e zeza konsiderohen si objektet më të errëta në gjithësi, të cilat përpijnë gjithçka, përfshirë edhe dritën. Por, kjo e fundit është e ndritshme për shkak, siç thuhet, ‘apetitit’ të saj.

Vlerësohet se vrima e zezë është 20 miliardë herë më e madhe se Dielli. Fillimisht, sipas astronomëve, ajo ishte 5 mijë herë më e madhe se Dielli dhe se vrimat tjera të zeza ishin gjithsej 50 herë më të mëdha se sa ylli ynë më i madh.

Shkencëtarët mendojnë se kjo vrimë e zezë është masive, pasi sipas tyre, ka të bëjë me procese të pazakonshme, të cilat janë të ndërlidhura me Shpërthimin e Madhe.

“Ajo që po ndodh me të vërtetë ende është e paqartë”, thonë ata.