Pasditja me vranësira

Pasditja me vranësira

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites, më pas shtim vranësirash mesatare dhe të dendura më të theksuara do të jenë në zonën e jugut dhe veriperëndim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e vona të mbrëmjes do të ketë reshje shiu të dobëta në veriperëndim dhe jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-18 m/sek., erë me rrahje dhe relativisht intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre prej orëve të pasdites. Deti parashikohet i forcës 3-4, me lartësi vale 1,5 – 2,2 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 6/20 diell re

Kukës 2/19 diell

Lezhë 4/21 diell re

Dibër 2/17 diell

Durrës 7/23 diell

Tiranë 5/24 diell

Elbasan 4/24 diell

Berat 3/25 diell

Vlorë 5/22 diell re

Korçë 2/19 diell

Gjirokastër 2/22 diell re

Sarandë 7/22 diell re.