Mot i ndryshueshëm në Kosovë në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pjesa e dytë e muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHK-së, kjo situatë e motit do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Si pasojë e gjithë këtyre proceseve fizike në troposferë do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm dhe të ulët të Troposferës.
Gjithashtu, vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore. Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka Kosova, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin.
Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta. Sa i përket temperaturave ato do të ulën në dy vlerat ekstreme, por më e ndjeshme në vlerat e minimaleve.
“Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius. Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare”, bëhet e ditur në njoftim/21Media

Back to top button