Mot më i ftohtë dhe me vransira

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Moti në vendin tonë sot do të jetë më ftohtë dhe me vransira. Ndërsa, javën e ardhshme me kthjellime, temperaturat në rritje. Kështu thuhet në njoftimin e “Prishtina Weather”, ku theksohet se nga sot, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu.

Javën e ardhshme një anticiklon i fuqishëm që do të formohet mbi Evropën qëndrore, gradualisht do të shtrihet mbi rajon, ku do të favorizojë mot të kthjellët dhe rritje të lehtë të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin ajror që pritet nga dita e diel, një përmirësim i lehtë, ku cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare.

Të hënën do të jetë më ftohtë. Paradite me vransira. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.

Ndërsa të martën edhe të mërkurën, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 5 gradë Celsius. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3 deri 5 gradë Celsius.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet edhe më tutje mbi vlera normale./21Media

Back to top button