Të hënën promovohen të dy veprat

Të hënën promovohen të dy veprat

Kanë dalë nga shtypi dy veprat me tregime, “Mesazhi im” i autores Rona Emërllahu dhe “Miqësia” i autorit Reald Emërllahu.

Rona dhe Reald Emërllahu janë vëlla e motër dhe që të dytë janë nxënës në shkollës fillore, në klasën e VIII dhe në kalsën e V. Për Ronën ky është libri i dytë i botuar, ndërsa për Realdin i pari.

Promovimi i dy veprave të autorëve të rinj, do të bëhet të hënën nga ora 14:00, në Teatrin e Qytetit të Ferizajt “Adriana”.