Alban dhe Beatrix Ramosaj vijnë në bashkëpunim

Alban dhe Beatrix Ramosaj vijnë në bashkëpunim

Këngëtarët e njohur të familjes Ramosaj, Albani dhe Beatrixa, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Get High”, shkruan rtv21.tv.

Ky është bashkëpunimi i parë për dyshen dhe vije pas kërkesës së shumtë që fansat kishin për të bërë një këngë së bashku.

Kënga vije në versionin audio, tekstin dhe muzikën e këngës e kanë bërë vet Albani dhe Beatrixa, gjersa beatin e këngës “Headlinerbeats”.

Kënga flet për një çift të dashuruar marrëzisht me njëri tjetrin, të cilët dëshirojnë të ikin nga dritat e qytetit dhe të përdorin substanca narkotike së bashku.

Kënga qysh në minutat  e parë ka marrë komente pozitive dhe mbetet të shihet a do të realizohet me videoklip.

Gjersa fansat e Alban Ramosaj, janë ende në pritje të videoklipit “A thu pse”, traileri i të cilit është publikuar në muajin korrik, por që ende nuk ka ndonjë datë të saktë të publikimit./21Media