Nga e hëna, në Kosovë pritet të mbretëroj moti i ftohtë , me acar në mëngjes kurse temperaturat e ditës do të jenë dukshëm nën vlerat mesatare.

Nga e hëna, në Kosovë pritet të mbretëroj moti i ftohtë , me acar në mëngjes kurse temperaturat e ditës do të jenë dukshëm nën vlerat mesatare.

Temperatura më e ulët ditore do të jetë minus tre, në veri, deri në shtatë në jug.

Të martën priten të reshura të shiut e në viset malore edhe borë. Nga mesi i javës e  deri në të premten, do të jetë mot i vranët e me borë, duke shtuar trashësinë e borës mbi mesatarën për këtë stinë të vitit.  Nga e shtuna, pritet një rritje graduale e temperaturës.

Parashikimi biometeorologjik për këtë periudhë kohore: Pritet një situatë e pafavorshme biometeorologjike për shumicën e njerëzve me sëmundje kronike, veçanërisht për ata me probleme cerebrovaskulare dhe me probleme me frymëmarrjen. Reagimet meteoropatike janë të mundshme në formën e dhimbjes reumatike, nervozës dhe dhimbjes së kokës./21Media