Parashikimi i motit në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë

Meteorologët thonë se dita do të fillojë me vranësira të pjesshme që gradualisht do të marrin karakter zhvillimi, kështu, në pjesën e dytë te ditës do të kemi mot kryesisht të vranët. Temperaturat do të sillën në mes 13 e 29 gradë celsius, shkruan rtv21.tv

E nesër, dita do të fillojë me mot kryesisht të vranët, mirëpo me kalimin e kohës, vranësirat do të tërhiqen, kështu dita do të përfundojë me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, ato do të sillën në mes 10 e 26 gradë celsius.

Në ditët në vijim, parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme që kohë pas kohe mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin reshje lokale shiu. Temperaturat në mëngjes do të sillën në mes 11 e 14 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 26 e 28 gradë celsius./21Media