Fillimi i javes i ngrohtë, me shi e pastaj përsëri dielli

Fillimi i javes i ngrohtë, me shi e pastaj përsëri dielli

E hëna është mot me diell dhe i ngrohtë për këtë kohë të vitit me zhvillim të dobët ditor të reve.

Temperatura minimale 9 deri në 16 dhe ato maksimale ditore prej 25 deri në 30 gradë Celsius.

Era e dobët dhe e drejtimeve të ndryshueshme.

Të martën temperatura nja 2 gradë më e ulët por ende e ngrohtë.

Moti i ngrohtë vazhdon të mërkurën me temperaturat maksimale nga 24 ° C në veri në 30 ° C në jug të vendit.

Të mërkurën deri të enjtën, ka gjasa për tē reshura te shkurtëra lokale./21Media