Tempetaturat ditore nga 6 deri në 17 gradë Celsius

Tempetaturat ditore nga 6 deri në 17 gradë Celsius

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe intervale diellore.

Vranësirat ditën e hënë, vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Të mërkurën një sistem vranësirash parashihen ta përfshijnë vendin, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-13 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./21Media