​Moti gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

“E martë- Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje. E mërkurë- Mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët. E enjte- Mot kryesisht me diell. Vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor. Të kujtojmë se 23 marsi është dita Botërore e meteorologjike. E premte-Mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike. Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së marte, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit , shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Back to top button