​Moti gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesishtë i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Në njoftim thuhet se të dielen reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button