Moti gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, ka informuar IHMK.

Ndërsa, të dielën pritet të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell.

Sipas parashikimeve, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.”, është bërë e ditur nga instituti.

Back to top button