Reshjet më të theksuara pritet të jenë të shtunën

Reshjet më të theksuara pritet të jenë të shtunën

Pas ca ditëve të nxehëta që nga sot priten vranësira të cilat do të sjellin edhe rrebeshe shiu, shpesh të përcjella edhe me bubullimë.

Kështu, sot pritet të kemi një ditë e cilat do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat me vonë mund të shndërrohen në rrebeshe shiu të përcjella edhe me bubullimë. Temperaturat, krahasuar me ditët e kaluara, do të pësojnë rënie ato do të sillen në mes 13 e 24 gradë Celsius.

Edhe nesër na pret mot me vranësira e rrebeshe lokale shiu dhe bubullimë. Temperaturat do të sillen në mes 14 e 23 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës, sërish, na pret mot me vranësira, reshje lokale shiu e bubullimë. Reshjet më të theksuara pritet të jenë të shtunën. Temperaturat do të lëvizin në mes 13 e 24 gradë Celsius./21Media