Pesë vetura të dëmtuara

Pesë vetura të dëmtuara

Moti i ligë që kaploi dje vendin ka dëmtuar pesë makina në rajonin e Pollogut. Katër prej tyre në Tetovë ndërsa një në Gostivar.

Sipas ankesave që kanë dorëzuar qytetarët në polici, një makinë është dëmtuar në rrugën “Dimo Gavroski Kara” në Tetovë pasi era e fortë ka shkulur drurin i cili është rrëzuar mbi makinën, dy makina janë dëmtuar në rrugën Shipad në Tetovë pasi janë goditur nga çatia e një shtëpie. Një makinë tjetër është dëmtuar në rrugën “Lubotenska” nga disa tulla, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Dje reshjet e shiut dhe erat e fuqishme kanë shkaktuar dëme materiale edhe në disa vende të Kosovës./21Media