Moti i vranët dhe i ftohtë në Maqedoni të Veriut

Moti sot në Maqedoni të Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Në pjesët jugperëndimore do të ketë periudha me diell, ndërsa paradite në pjesët lindore, përveç maleve më të larta do të bie borë edhe në disa vende të ulëta. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fuqishme nga drejtimi veriorë, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -5 deri në 2 gradë Celcius, kurse maksimalja do të lëvizë nga 0 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shkup, kryesisht do të ketë vranësira dhe e ftohtë me erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4 gradë Celsius.
Nga e marta do të vijohë një periudhë me mot me vranësira dhe të ftohtë, me erë në pjesën veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit, shkruan TV21./21Media

Back to top button