Murati premtoi dëmshpërblim,banorët skeptik

Murati premtoi dëmshpërblim,banorët skeptik

Moti i ligë që kaploi mbrëmë rrethinën e Shkupit shkaktoi goxha dëme në fshatin Sfillare të epërme në komunën e Sarajit.

Dëmi më i madh u shaktua në xhaminë e vetme e këtij fshati, minarja e së cilës u rrëzua nga erërat e forta.

Përveç xhamisë, u dëmtuan edhe disa shtëpi.

“Filloi era edhe shiu, dhe ne brenda ishim duke pushuar, dhe për një moment kur u thye dritarja u frikësuam, nuk zgjati shumë era e fortë por për ne ishte shumë, u thye dritarja dhe dëme tjera u bënë sikur e shihni vetë”, tha Nuhi Ibrahimi, banor i Sfillares.

Sot në terren ishte komisioni për vlerësimin e dëmeve si dhe pjesëtar të policisë.

Ndërsa mbrëmë në vendgjarje doli edhe kryetari i komunës së Sarajit. Ai u premtoi banorëve se do të kompensohen dëmet e xhamisë si dhe të shtëpive.

“Që nga dita nesërme komisione të caktuara, nga komuna e Sarajit do të dalin në teren do të bëjnë evidencën e gjithë kësaj fatkeqësie dhe konformë mundësive tona financiare dhe ligjore komuna e Sarajit do të ndihmoj qoftë në rindërtimin e xhamisë por edhe shtëpive”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Por banorët shprehen skeptik se do të marrin ndonjë dëmshpërblim.

“Ndoshta para votimeve.

Nuk keni besim që mund të ju kompensohen dëmet?

Asnjëherë, me ujin kemi problem prej vitesh, dhe veç muhabete janë punë nuk ka”, tha Senad Deliç, banor i fshatit Sfillare.

Nga e gjith kjo fatkeqësi nuk pati persona të lënduar.