Temperatura më e lartë e ditës 29 gradë celsius

Temperatura më e lartë e ditës 29 gradë celsius

Sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kryesisht në pjesën veriore, qendrore dhe juglindore të vendit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Shtypja atmosferike gradualisht do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media