Temperatura më e lartë e ditës deri 16°C

Temperatura më e lartë e ditës deri 16°C

Mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë gjatë dy ditëve vijuese. Të mërkurën mot me vranësira të shpërndara, por kryesisht të dendura, derisa ditën e enjte pritet që këto vranësira të intensifikohen dhe të shoqërohen me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media