Temperatura maksimale deri në 18 gradë

Temperatura maksimale deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas institutit, reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. 

Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s./21Media