Pritet të ketë edhe reshje shiu

Pritet të ketë edhe reshje shiu

Gjatë ditës se martë moti në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira në zonat malore dhe në veriperëndim. Priten reshje shiu me  intensitet të dobët deri mesatar në zonat malore dhe veriperëndim.

Në mesditë reshjet e përkohshme pritet që të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin.

Era do të jetë me drejtim jugperëndim 1-15m/s. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metër. Shikimi 8km-20km.  Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore             18°/31°C

Vendet e ulta                20°/35°C

Vendet bregdetare      22°/34°C