Pritet të ketë edhe reshje shiu

Pritet të ketë edhe reshje shiu

Gjatë ditës së enjte moti në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore dhe ato kodrinore.

Priten reshje shiu në mesditë e pasdite në zonat malore dhe ato kodrinore me intensitet të dobët.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-15m/s. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.5 metër.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore             16°/31°C

Vendet e ulta               18°/37°C

Vendet bregdetare      21°/34°C