Temperatura në bregdet deri në 33 gradë

Temperatura në bregdet deri në 33 gradë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit të atmosferik e cila do të kushtëzojë Shqipërinë me mot të qëndrueshëm.

Për sot, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 ballë me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat në zonat malore 13 deri në 28 gradë Celsius, në zonat e ulëta 17-35 gradë, ndwrsa në zonat bregdetare nga 21 deri në 33 gradë Celsius.