Mot kryesisht i kthjellët

Mot kryesisht i kthjellët

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik në Evropën qendrore me ndikim deri në Shqipëri ka bërë që moti të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta paraqiten zonat malore.

Parashikohet që pasditja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 13 gradë deri në 34 gradë Celsius.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.