Mot stabil

Mot stabil

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të lartë atmosferik i cila po influencon në territorin e Shqipërisë mot të stabilizuar.

Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6-8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë në mesditë.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 11 deri në 27 gradë Celsius, në zonat e ulëta 13 deri në 32gradë dhe në zonat bregdetare nga 17 deri në 29 gradë Celsius./21Media