Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet

Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet

Fusha të presionit të lartë po zhvendosen mbi rajonin tonë, ndërsa masat e ftohta ajrore mbeten prezente edhe ditëve të ardhshme.

Nën këto kushte meteorologjike, sot do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, por i ftohtë.

Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e nëpër vise të ulëta me mundësi edhe për mjegullinë.

Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet, ngase nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror dhe do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare e të pashëndetshme.

Sot do të fryjë erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s.