​Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button