Sot mot jostabil, në pjesën e dytë të javës temperatura verore

Sot mot jostabil, në pjesën e dytë të javës temperatura verore

Ditëve të para të muajit qershor dhe të verës meteorologjike, që ka filluar më 1 qershor mbi vendin tonë do të mbajë mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Nga pjesa e dytë e javës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon që do të sjellin më shumë intervale me diell dhe rritje të temperaturave maksimale në 27 gradë Celsius deri 29 gradë Celsius, në fundjavë.

Sot do të jetë kryesisht mot me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Të mërkurën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi.

Të enjten pritet të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Ditën e premte, parashihet të mbajë shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Rreth viseve malore, pasdite mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të luhaten nga 10 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 22 gradë Celsius, të cilat priten të ngriten deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga perëndimi-jugperëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e nga dita e enjte do të shënojë rritje.