Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë së martës, parashihet ulje e lehtë e temperaturave maksimale, ku moti do të shoqërohet me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm, që pritet të sjellin reshje shiu.
“Të mërkurën ,mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Një mot afërsisht i ngjashëm me ditën e martë. Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave , ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 15-22 gradë./21Media

Back to top button