Moti në Kosovë

Sot në Kosovë mot me vranësira, shi dhe borë

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje shiu e në viset malore edhe reshje bore. Temperaturat do të sillen në mes 0 e 9 gradë celsius.

Ndërsa, nesër pritet të mbajë mot me vranësira, por gjasat për reshje do të jenë më të mëdha. Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillen ndërmjet -3 e 7 gradë Celsius./21Media

Back to top button