Pasdite shi i rrëmbyeshëm

Pasdite shi i rrëmbyeshëm

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët dhe i freskët, me reshje të shiut, që në pjesët jugore dhe lindore do të jenë të rrëmbyeshme me rreth 30 l/m2.

Në tërë vendin do të ketë reshje të shiut, që në pjesët jugore dhe lindore përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Në mënyrë të vazhdueshme pritet që reshjet të ketë në pjesët juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11 deri në 19, ndërsa ajo ditore do të jetë në interval prej 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe i freskët, me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 21 gradë.

Reshje lokale të shiut do të ketë edhe të hënën paradite, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e fortë veriore. Nga e marta pason mot stabil me rritje të temperaturës ditore, e cila të premten do të jetë në interval nga 29 deri në 35 gradë Celsius./21Media