Moti në Maqedoni

Maqedonia është kapluar nga moti i ftohtë dhe reshje të borës

Sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik më shumë borë ka rënë në Mavrovë. Reshje të borës ka edhe në Krushevë, Manastir, Toplloçan dhe Lazaropole. Sinoptikët njoftojnë se edhe javën që vjen do të mbajë mot i ftohtë dhe reshje të borës.

Nga atje thonë se gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në -4 gradë celsius, ndërsa gjatë fundjavës temperaturat do të arrin deri në -14 gradë celsius.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi dhe se në të gjithë territorin e vendit ka reshje të borës. Ndalim i qarkullimit të automjeteve të peshave të rënda ka në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Kërçovë-Gostivar./TV21

Back to top button