Moti në Shqipëri

Pak mundësi për reshje

Sot moti në Shqipëri do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Vranësirat pritet të shtohen në pjesën e dytë të ditës dhe të dielën pasdite do të ketë reshje. Pritet që reshjet të jenë prezenti deri të hënën paradite.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3 gradë deri në 8 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 2 në 13 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 7 në 15 gradë Celsius.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi 4 ballë.

Back to top button