Moti në Shqipëri

Edhe në Shqipëri mot i vranët e me shi

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ndërsa me vranësira dhe rrebeshe shiu afat-shkurtër do të paraqitet situata e motit për zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas meteorologëve, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit sërish zonat lindore do të mbeten të rrezikuara nga shira të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

Back to top button