Fundjavë me reshje shiu e dëbore

Fundjavë me reshje shiu e dëbore

Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat lindore dhe ekstremet veri-jug të Shqipërisë ku priten edhe reshje shiu e dëbore.

Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në jug dhe qendër, por vranësira të shpeshta lokalizohen në veri dhe lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2 gradë Celsius sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12 gradë Celsius.