Moti në Shqipëri

Shqipëria ditën e sotme do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të paqëndrueshme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në veriperëndim dhe jugperëndim deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale, transmeton atsh.

Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim 1-20m/sek., kryesisht në bregdet. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë në vlerat e mëposhtme:

Shkodër           0/11 re shi

Kukës   -2/9  re shi

Lezhë   -1/11  re shi

Dibër   -3/5  re shi

Durrës 4/13  re shi

Tiranë  4/13  re shi

Elbasan           3/12  re shi

Berat   1/13  re shi

Vlorë    4/13  re shi

Korçë   -3/4  re shi

Gjirokastër      -1/10  re shi

Sarandë           5/14  re shi.

Back to top button